‘A long way home’ nga Ibër Deari rrëmben një çmim të rëndësishëm

Filmi më i ri nga regjistori Ibër Deari me titull "A long way home" po tregon sukses vetëm pak muaj pas publikimit.

ShowBiz

13/10/2017 22:19

Në festivalin ndërkombëtar të filmit “Kienova”, i cili u mbajt në Shkup të Maqedonisë nga data 6 deri më 11 tetor, “A long way home” mori një nga çmimet më të rëndësishme, shkruan lajmi.net.

Është ky çmimi “Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër shqiptar në Maqedoni”, ai të cilin e fitoi projekti filmik nga Ibër Deari, i cili është një sukses i madh për të dhe gjithë bashkëpunëtorët e filmit.

Më poshtë mund të kuptoni më shumë rreth filmit përmes trajlerit të tij. /Lajmi.net/

YouTube player