A janë zhvillimet e fundit, fillimi i Luftës së Tretë Botërore?

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, mundësia e Luftës së Tretë Botërore ishte reale dhe e frikshme. Strategët e Pentagonit, skicuan skenarët e mundshëm të konfliktit dhe se si ato mund të zhvilloheshin, think-tanket diskutonin mbi strukturat optimale ushtarake dhe vendosjet strategjike.

Bota

05/12/2015 15:52

Shkrimtarët e përdorën këtë çështje, për të shkruar për trillera të panumërt. Historianët profesionistë shkruan libra të “historive kundër-faktuale”, mbi atë sesi do të ndodhte lufta, dhe cilat do të ishin pasojat e saj përfundimtare.

Me fundin e Luftës së Ftohtë, perspektiva e një Lufte të Tretë Botërore, dukej se gjenerohej nga zhvillimi i konflikteve të mundshme.

Strategët ushtarakë, spekuluan mbi konfliktet e mundshme SHBA-Kinë apo edhe një përplasje të kufizuar SHBA-Rusi, mbi Evropën Lindore dhe ish-republikat sovjetike. Madje romancieri Tom Klensi, parashikoi edhe një luftë sino-ruse, që do të shihte ndërhyrjen e SHBA-së në anën e Rusisë.

Moska do t’i bashkohej NATO-s, duke kulmuar në një sulm mashtrues… /bota.al/