A do ta rrëzojë PSD-ja Qeverinë me votat e Listës Serbe?

Kryetari i Kamenicës, njëherësh nënkryetari i partisë Socialdemokrate (PSD), Qëndron Kastrati, në një interviste për lajmi.net ka folur edhe rreth mundësisë së rrëzimit të Qeverisë “Haradinaj”.

Lajme

11/12/2018 20:09

Duke folur rreth deklaratës së Haradinajt, se PSD-ja i kishte premtuar se nuk do ta rrëzonte Qeverinë më votat e Listës Serbe, Kastrati ka thënë se nuk do ta bënin nëse iniciativa është e Listës Serbë dhe në interes të Serbisë.

Por ai ka thënë se nëse iniciativa merret nga PSD dhe se votat e Listës Serbe janë aty, atëherë siç, thotë ai, nuk paraqet problem, derisa shtonë së në asnjë rrethanë nuk e rrëzojnë qeverinë nëse kjo kërkohet nga Lista Serbe.

“Ne e kemi thënë këtë edhe publikisht, në një kontekst ku e ndërton shteti i Serbisë nuk duhet të rrëzohet një qeveri e Kosovës. Rrjedhimisht i bie që në një situate që e krijon shteti i Serbisë ose Lista Serbe nuk duhet që të rrezohet qeveria e Kosovës. Ndërsa normalisht që ne nëse marrim iniciativë dhe votat Listës Serbe do të jenë nuk do të jetë problem. Por, nëse ne e konsiderojmë që masa e qeverisë, taksa 100 për qind është e drejtë dhe për këtë arsye Lista Serbe thotë ne po dëshirojmë ta rrëzojmë qeverinë e Kosovës sepse masa i është bë produkteve të Serbisë që i drejtohen Kosovës si “Kosovo Metohije”, ne nuk guxojmë, cili do deputet shqiptar me ra pre e asaj, me përfituar nga një situate e tillë. Është e rëndësishme ta kuptojmë që gara në mes subjekteve duhet të jetë përderisa nuk dëmtohet interesi i shtetit të Kosovës, dhe veçanërisht në raport me një shtet që është armiqësor ndaj Kosovës. Ky është konteksti që e kemi thënë publikisht, që i kemi thënë edhe kryeministrit Haradinaj, që nëse Lista Serbe mundohet me e rrëzu qeverinë e Kosovës që është në interes të Serbisë, atëherë është e natyrshme që ne nuk përkrahim diçka të tillë”, ka thënë Kastrati. /Lajmi.net/

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: