7 Llogaritë në instagram me pamjet e bukurive shqiptare, që duhet ti përcillni |FOTO|

Natyra shqiptare pa-dyshim se është e mahnitshme, mirëpo për shumë arsye mungesa e promovimit të saj jo cdokush është i njohur me të. Por, ka të tillë persona që i kanë vendosur vetes qëllim që përvec shijimit për vete të këtyre bukurive ato edhe ti dokumentojnë dhe ti ndajnë me të tjerët.

Fun

09/07/2015 16:09

Njëri nga rrjetet sociale më të thjeshta por me fuqi të jashtëzakonshme për promovimin e cdo gjëje që mund të kapet në një foto, e sidomos nëse dikush ka talentin për fotografinë dhe për përzgjedhjen e lokacinit. Natyra shqiptare pa-dyshim se është e mahnitshme, mirëpo për shumë arsye mungesa e promovimit të saj jo cdokush është i njohur me të. Por, ka të tillë persona që i kanë vendosur vetes qëllim që përvec shijimit për vete të këtyre bukurive ato edhe ti dokumentojnë dhe ti ndajnë me të tjerët, në këtë artikull kemi listuar disa nga personat që e kanë marrur me shumë përkushtim këtë ‘detyrë’ dhe na ofrojnë pamjet e mahnitshme që ndodhen në trojet shqiptare.

Shikoni më poshtë dhe shijoni pamjet që ju kemi sjellur.
(lajmi.net)

 

@nentor_oseku    Nëntori nga Gjakova, por i cili ka vendosur ta shkelë cdo pëllëmbë të trojeve shqiptare dhe ti dokumentojë aventurat e tij, pastaj për ti ndarë me ne të gjithë dhe pse jo për të na motivuar që ta ndjekim pas. Llogaria e tij në instagram është e stërmbushur me pamje që të lënë pa frymë të maleve, bregdetit e objekteve historike që gjenden në trojet shqiptare.

Nentor

@kosovohikingtrips    Kosovo Hiking Trips është llogaria që mirëmbajet nga Ben (Njeri) Islami dhe të flasim më shumë për Benin dhe aktivitetet e tij në natyrë është e tepërt, por nëse dyshoni se Kosova nuk ka vende dhe peisazhe të bukura atëherë shihni pamjet që Beni publikon rregullisht nga aktivitetet që organizon.

 

@adriatikk   Adriatiku përvec angazhimit të tij si gazetar ka një pasion të madh edhe për fotografinë e më të madh për promovimin e bukurive shqiptare përmes shkrepjeve që ai bën sidomos pamjeve mahnitëse të Rugovës.

 

 

@exploringkosova    Exploring e kanë emërtuar pasiqë i kanë vendosur qëllim grupit që ta eksplorojnë gjithë hapësirën shqiptare dhe me pamjet që ata kënaqen t’i ndajnë edhe me të tjerët me qëllimin që të rritet numri i atyre që merren me aktivitete natyrore.

 

 

@gentius    Gent Gjikolli aktivisti i shoqërisë civile ka një pasion të madh për fotografinë dhe gjithnjë kujdeset që pamjet që duhet të kapen në foto ato pastaj edhe të ndahen me miqtë e dhe përcjellësit e tij.

 

@arian.krasniqi   I pasionuar për natyrën dhe sporteve ekstreme në natyrë mund të shihet edhe në postimet e tij në instagram, dhe përvec pamjeve që të lënë pa frymë nuk harron të promovojë edhe potencialin e natyrës sonë për terrene ku mund të zhvillohen sportet ekstreme si ciklizëm malorë, ngjitje në shkëmbinj etj.

 

@sararodiqi    Sara përvec natyrës shumë shkrepje të saj kanë subjekt edhe jetën urbane dhe njerëzit, ngjarjet kulturore dhe artistike, fotoja e saj e bashkangjitur këtu është edhe një nga fotot fituese në garën ‘InstaKosova’ e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, të Kosovës.