68.5 milionë refugjatë janë zhvendosur në vitin 2017 për shkak të luftës, dhunës dhe presekutimit

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka bërë të ditur se 68.5 milionë njerëz tani janë të zhvendosur për shkak të luftë dhunës dhe presekutimit.

Bota

19/06/2018 12:51

Sipas OKB-së, në vitin 2017 çdo dy sekonda zhvendoset një person.

Krizat në zonat, përfshirë Sudanin e Jugut, Kongon dhe Sirinë, Rohingya si dhe migrimi masiv i muslimanëve ngritën numrin e përgjithshëm nga 65.6 milionë në 68.5 milionë, shkruan DW, përcjell lajmi.net.

Numri i refugjatëve që janë kthyer në vendin e tyre në vitin 2017 është 667,400 krahasuar me 552,000 në 2016.

Rreth 70 për qind e atyre që aktualisht janë të zhvendosur janë nga vetëm 10 vende, ka thënë Komisoneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Flippo Grandi./Lajmi.net/