50 emigrantë të vdekur në një kamion në Austri

Së paku 50 emigrantë janë gjetur të vdekur brenda një kamioni të parkuar në Austrinë lindore.

Bota

27/08/2015 14:19

Sipas gazetës Krone, trupat u zbuluan të enjten në mëngjes në autostradën e Austrisë A4 mes Neusiedl dhe Parndorf.

Punonjësit rrugorë dalluan kamionin dhe alarmuan policinë. Detektivët pastaj bënë zbulimin e tmerrshëm. Një kërkim për shoferin është tani duke u zhvilluar.

Në një konferencë shtypi Ministrja e brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, denoncoi kontrabandistët përgjegjës dhe i tha: “Sot është një ditë e errët”.

Ajo tha se Austria do të miratojë një politikë të zero-tolerancës ndaj bandave mafioze përgjegjëse për tragjedinë.