5 pamjet të cilat janë ekstremisht joshëse

Joshja është art, dhe si i tillë nëse ju nuk ndjeheni mirë që ta luani ‘rolin’ por jeni e stresuar për grimin tuaj që shkrihet në fytyrë, gjërat mund të mos shkojneë mirë. Këto 5 këshilla do ju bëjnë të dukeni mrekullueshëm edhe kushte të pafavorshme.

Lifestyle

06/08/2015 22:04

Untitled-2

Sytë tejet të zjarrtë dhe të nxirë

Aplikoni një hije të hirtë që shtrihet ka linja e qerpikut deri tek rrudha. Tërhiqeni hijen në një pilë, që të krijoni formë të fletës në skajin e jashtëm të syrit, gjë që e zgjat syrin. Pastaj rrethoni syrin tuaj me një eyeliner të zi dhe njolloseni atë që të duket më bukur. Shtoni maskara dhe pastaj përfundoni me pak buzëkuq të zbehtë rozë dhe pak kontur në faqet e juaja për një efekt të skalitur.

Untitled-223

Lëkurë të mrekullueshme që shkëlqen

Pranoni lëkurën tuaj shkëlqyese duke i përforcuar faqet me pak kremë për skuqje me ngjyrë të zbehtë rozë. I jepni një çikë bronzer që të ngrohni lëkurën dhe pak kremë ndruçuese në pjesën e sipërme të mollëzave.

Përfundimisht, aplikoni një hije neutrale mbi qepallat e juaja, vendosni maskara në vetulla, dhe pak glos ngjyrë rozë në buzët tuaja.

Untitled-2231

Sy ngjyrë bronzë, buzë ngjyrë gjaku

Duke përdorur një rimel, përziejë një hije krem bronzë nga vija e qerpikëve tek rrudhat, duke e hijëzuar jashtë.

Pastaj, gjurmoni linjën tuaj të poshtme me të njëten hije të bronztë, dhe vendoni maskara në pjesën e sipërme të qerpikëve të poshtëm.

Pastaj, shtoni maskara, konturoni mollëzat e juaja dhe mbushini buzët me një laps ngjyrë të kuqe mat.

Untitled-2232

Pjesa e nxirë nën sy

Pasi të aplikoni themelet, merreni një laps të zi për qepalla dhe aplikojeni përgjatë vijës së poshtme të qepallave, duke e zgjatur pak nga pjesa e jashtme e skajit të syrit. Njolloseni dhe mbi të vendoseni një hije të zezë. Përfundojeni me maskara në pjesën e sipërme dhe të poshtme të qepallave, një skuqës të butë ngjyrë rozë në faqe, glos të kthjelluar në buzë.

Untitled-1

Liner me krahë dhe fryerje korale

Vendoseni për një stil të ëmbël por joshës, sy të holla maceje dhe kombinim me maskara.

Pastaj vendoni skuqës ngjyrë kajsije në faqe si dhe ngjyrë koral në buzë./femra.net