5 mitet për tamponët që nuk janë të vërteta

Edhe pse mund të duket e thjeshtë, tamponët i rrethojnë disa mitet të cilat nuk zhduken.

Lifestyle

19/03/2016 19:56

Disa mite janë gabime shkencore dhe disa të tjera janë në thelluara në besimet kulturore, transmeton lajmi.net. Gjithsesi, tamponët janë të rëndësishme dhe jo çdokush mund t’i ketë.

Nuk je e virgjër nëse përdor tampon

Kjo është e gabuar.. në shumë vende. Një virgjëreshë është një vajzë që nuk ka bërë asnjëherë seks, por definicioni kulturor për seksin mund të ndryshojë. Një studim i 1991-tës tregon se të rriturit amerikanë në moshat 18-96 nuk mund të pajtohen në vetëm një definicion për seksin. Disa njerëz mendojnë se seksi oral ose anal është seks, ndërsa të tjerët mendojnë se nuk numërohet.

Njerëz të tjerë mendojnë se himena është treguesja e virgjinitetit. Himena është një lëkurë e hollë që ndodhet në vaginë me të cilën femrat lindin por nuk rritet më kur thehet. Tamponët mund të thejnë himenën por të njejtën gjë e bën edhe vozitja e bicikletave ose ndonjë sport tjetër.

Nëse e lë tamponin gjatë gjithë natës, do pësosh ‘sindromën e shokut toksik’

Ka një keqiformim sa i përket Sindromës së Shokut Toksik. TSS është një sëmundje vdekjeprurëse që mund të ndodhë nga një infeksion bakterial, por është shumë e rrallë. Në 1997, nga të dhënat e fundit, u raportua se kishte vetëm pesë raste të kësaj sëmundjeje të lidhura me periodat.

Një tampon mund të hyjë brenda trupit

Zverku është tepër i vogël që një tampon të kalojë në anën tjetër dhe muret e vaginës e mbajnë tamponin në vendin e vet. Gjithsesi, nëse harron që e ke vendosur, kjo mund të shkaktojë probleme të mëdha.

Tamponët dhe pedat janë të lehta për t’u gjetur dhe çdokush mund t’i ketë

Gratë nëpër botë nuk e kanë të lehtë këtë periudhë të muajit. Kjo mund të ndodhë për shkak të të ardhurave të vogla dhe poashtu nëpër vende si Afrika, ku vajzat nuk shkojnë në shkollë gjatë periodave./lajmi.net