4 produktet që nuk duhet ti përdorni në duart tuaja sipas dermatologëve

Ka disa produkte që dermatologët refuzojnë të përdorin.

Lifestyle

05/01/2019 17:16

Do të çuditeni sepse janë pikërisht ato që ne përdorim më së shumti në përditshmërinë tonë. Hidhini një sy artikujve dhe arsyes pse nuk përdoren prej tyre:

-Sapunët antibakterial: Ato zakonisht i shmangen këtyre larësve sepse përbajne një përbërës i cili quhet triclosan. Ky i fundit ndikon në rritjen e rrezikut ndaj disa baktereve me të vërtetë të dëmshme.

-Manikyrët e thonjve: Disa prej tyre nuk i përdorin sepse ndodh që nga substancat e manikyrëve skuqen gishtat ose kutikulat. Jo gjithmonë ndodh por pse të rrezikojmë?!

-Dorezat e llastikut: Përbërja e tyre është prej latexi dhe ky i fundin një përbërës që shkakton alergji. Më mirë ta shmangim sa kemi mundësi.

-Makineritë që përdoren për tharjen e manikyrit xhel: Drita që ato lëshojnë është aq e dëmshme sa edhe rrezet UV të diellit. Kjo dritë rrit rrezikun për shkaktimin e kancerit të lëkurës.

-Larësin e pjatave: Dermatologët këshillojnë të mbani gjithmonë doreza pasi sapuni që ju lani enët prish barrierat mbrojtësë të lëkurës së duarve.