4 gjërat që janë duke ua zvogëluar shpejtësinë e internetit (FOTO)

Në ditët e sotme, nuk besoj se ndonjë gjë më të bezdisshëm sesa rrjeti i ngadaltë.

Auto & Tek

02/12/2015 10:40

Në botën të cilën po jetojmë, të kemi një rrjet të besueshëm dhe shumë të shpejtë, është një gjë shumë e rëndësishme.

Por, ndonjëherë rrjeti ngadalësohet dhe për arsye që ne nuk i dimë.

Sidoqoftë, lajmi.net e sjell për ju listën e 4 gjërave të cilat janë duke ua zvogëluar shpejtësinë e internetit e që ju nuk e dini.

Kjo është lista:

1) Llambat dhe frigoriferët

I love lamp

Kjo ka të bëjë shumë me pozicionin e ruterit tuaj.

Llambat, janë një paisje elektrike të cilat mund të ndërhyjnë në lidhjen tuaj me internetin.

Ekspertë nga Ofcom, kanë zbuluar këtë javë se llambat, bashkë me frigoriferët, zmadhuesit e zërit, monitorët e foshnjave, etj., janë përgjegjës për ndërhyrjen e sinjaleve të Wi-Fi .

Mënyra më e mirë për të iu shmangur këtij problemi, është që ta vendosni ruterin tuaj në një vend ku nuk është afër këtyre objekteve, apo objekteve të ngjashme elektrike.

2) Wi-Fi i fqinjit tuajalanfletcherjackiewoodburne1

Ruteri juaj e transmeton Wi-Fi duke punuar në një nga shumë kanalet e hapura .

Ruteret e ditëve moderne e zgjedhin në mënyrë automatike kanalin në të cilin dëshirojnë të lidhen, por ndonjëherë kjo do të thotë që ju dhe fqinji juaj do të operoni në të njëjtin kanal.

Prandaj, kjo ndikon që rrjeti juaj të ngadalësohet dhe mënyra më e mirë për të iu shmangur këtij problemi është që të kontaktoni me furnizuesin tuaj të internetit dhe ata të ju ndihmojnë që të lidheni në një kanal tjetër.

3) Qeniet njerëzoreFriends dancing together at party

Nëse mendoni se rrjeti juaj ngadalësohet për shkak se shumë njerëz janë lidhur në Wi-Fi tuaj, atëherë jeni gabim.

Numri i trupave fizik të cilët sillen përreth ruterit mund të ketë ndikim në sinjalin e Wi-Fi, thotë një eksperiment i bërë nga Universiteti i Kalifornisë, të cilët e kanë zbuluar se sinjali i wirelesit zvogëlohet dukshëm në prezencën e njerëzve, transmeton lajmi.net.

4) Vendndodhja juaj(Photo: Simon Carey)

Sa i përket kësaj të fundit, fjala është që në disa furnizuesi i internetit është shumë më i mirë se tjerët, prandaj edhe Wi-Fi do të jetë më e shpejtë, dhe rrjedhimisht diferenca gjeografike ka ndikim të madh në shpejtësinë e internetit.

P.sh., rruga me rrjetin më të dobët në botë, thuhet të jetë Rr. Williamson në Lydd-on-Sea, Kent, me një shpejtësi interneti prej 0.535 megabit për sekondë. /lajmi.net