3 gjërat e vogla që mund t’i bëni për të bërë një ndryshim në marrëdhënie

Me këto tri gjëra të vogla ju mund të bëni një ndryshim të madh në marrëdhënie – për të mirë.

Lifestyle

12/11/2015 22:56

1. Bëjeni atë më të lehtë
Ju nuk jeni shërbëtor i partnerit, por bëni çfarë të mundeni që ta bëni jetën tyre dhe tuajën më të lehtë. Programojeni jetën dhe jepni atij hapësirë për ta jetuar edhe jetën e tij.

2. Jepni partnerit një pushim
Jeta jonë mund të jetë mjaft e vështirë, sidomos kur duhet ta balancojmë jetën shtëpiake me atë të punës. Befasojeni partnerin duke i dhënë pak “pushim”. Lëre që ta kalojë një vikend pa ju, dhe thjeshtë jepni një “pushim” nga jeta e përbashkët.

3. Lëri partnerit shënime të ndryshme në letër
Lëri atij diçka që do t’i pëlqejë shumë dhe ndonjë shënim të cilin do ta gjejë. Një shënim “Të dua” në një letër të vendosur në dritaren e banjos, në tavolinë të bukës apo afër shtratit kur të zgjohet që ta sheh, do ta bëjë të ndjehet shumë më mirë dhe do të bëj një ndryshim të madh në marrëdhënie. (lajmi.net)