3 arsyet të forta përse duhet të përjetoni çdo ditë të paktën një orgazmë

Për shumë femra masturbimi orgazma një tabu që edhe kur hapet si temë i sikletos.

Lifestyle

07/06/2017 18:27

Por, ndoshta ka ardhur koha të flitet më shumë për të dhe ndikimin pozitiv që ka në organizëm.

Ne ju njohim me tre arsyet pse femrat duhet të përjetojnë orgazmën dhe të shijojnë seksualitetin e tyre.

1.Personat që përjetojnë katër ose më shumë orgazma në javë duken më të rinj: Sipas një studimi të kryer nga Royal Hospital në Edimburg ku u moniturua jeta seksuale e 3500 çifteve, u zbulua se faktori i dytë që ndikonte në dukjen më të rinj është jeta seksuale e rregullt dhe orgazma. Orgazma e përditshme/përnatshme mban të ulët tensionin e gjakut dhe ngadalëson procesin e plakjes. Orgazma rrit gjithashtu nivelet e estrogjenit, duke rritur kolagjenin. Duke bërë edhe një gjumë të rehatshëm, parandalohet shfaqja e rrudhave.

2.Orgazma funksionon si qetësues natyral: Orgazma koniderohet si kulmi i kënaqësisë seksuale si tek mashkulli dhe tek ferma. Në momentin që e provoni, lëshohet nga qelizat nervore të hipotalamusit në gjak oksitocina, njohur ndryshe si hormone i dashurisë. Ky hormone ndihmon të qetësojë dhimbjen e kokës ose dhimbje të tjera të trupit.

3.Sperma ka veti antidepresive: Sipas një studimi të University of New York, femrat të cilat kanë jetë seksuale të rregullt janë më të mbrojtura nga depresioni. Sperma përmban një koncentrat molekulash hormonale si estrogjeni, oksitocina, kortizoli, melatonina dhe prolatina që kanë veti anti-depresive. /Lajmi.net/