2po2 dhe Yll Limani vijnë me seri këngësh në versionin akustik

Këngëtarët Besnik Canolli (2po2) dhe Yll Limani vijnë me një seri këngësh në versionin akustik.

ShowBiz

18/12/2017 23:38

Dyshja kanë zgjedhur të interpretojnë një numër këngësh të vjetra dhe ky projekt tashmë është publikuar në YouTube me tri këngë që interpretohen mjeshtrisht nga artistët, shkruan lajmi.net

‘Future’ titullohet kompilacioni i artistëve të cilët kanë zgjedhur që këngët ‘Gone Girl’, ‘Crazy Girl’ dhe ‘Prishtinali’ t’i këndojnë më ndryshe.

Ky kompilacion këngësh vjen si video e punuar nga Imagine Films ndërsa të dy artistët si 2po2 ashtu edhe Ylli kanë pasur suksese të mëdha këtë vit me projektet e tyre muzikore, gjithashtu bashkëpunimi në ‘Dritat’ ka rezultuar shumë suksesshëm./Lajmi.net/

YouTube player