26-vjeçari shqiptar, humb jetën në Gjermani pas një përleshje me thika

Një azilkërkues shqiptar ka humbur jetën pas një përleshje me thika në Pulheim të Gjermanisë, të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Bota

25/02/2016 16:32

Mësohet se 26-vjeçari shqiptar është përleshur me një tjetër azilkërkues, më të cilin punonte së bashku në kamp. Konflikti fizik mes tyre ka shkuar deri në përdorimin e armëve të ftohtë, duke sjellë për pasojë vdekjen e të riut.

Dy banorë panë të plagosurin të shtrirë në rrugë dhe thirrën menjëherë urgjencën, por nuk ia dolën të shpëtonin jetën e tij. Vrasësi momentalisht është në arrati, ndërkohë që policia e Këlnit ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.