24 vjeçarja britanike vdes në një klinikë bukurie në Tajlandë

Një femër britanike e moshës 24 vjeçare ka vdekur në një klinikë bukurie në Bangkok, derisa po operohej nga një mjek i pakualifikuar.  

Bota

24/10/2014 23:06

Femrës britanike iu ndal frymëmarrja, pasi iu dha anestezioni, thotë policia.

Doktor Sompob Saensiri i pakualifikuar për operim është arrestuar.

Policia po heton nëse klinika kishte pajisjet e duhura.

Policia tha mjeku është ndaluar dhe është dërguar në gjykatën penale, i akuzuar për pakujdesi dhe shkaktim të vdekjes.

Një zëdhënës i tha Bangkok Post: “Pronari i Klinikës mund të burgoset dhe dënohet deri me 10 vjet burg nëse gjendet fajtor për veprën”. 

Sipas hetuesve kjo ishte vizita e dytë e gruas në këtë klinikë. Në rastin e parë ajo ishte trajtuar për heqje të dhjamit në bark.

Shumë evropian udhëtojnë nëpër vende aziatike për operacione të ndryshme plastike, shkaku i çmimeve shumë të volitshme.