22 këshilla për t’i shpëtuar mbytjes në det

Në këto ditë vere të gjithë duan freskinë e detit, por ky det po merr jetë njerëzish. Të gjithë që preferojnë bregdetin duhet të kenë parasysh disa këshilla, në mënyrë që askush mos shkojë drejt fatalitetit.

Fun

23/07/2017 00:02

Ja disa prej rregullave që duhet të ndiqni gjatë kohës që jeni në det:

1-Mos hyni në det pasi keni pirë alkool, keni ngrënë ushqim, jeni nxehur apo djersitur nga vapa

2-Mos u hidhni menjëherë në ujë pa u ambientuar

3-Mos sfidoni dallgët dhe mos hyni në det nëse ato janë më të mëdha se 20 inch/ 50cm

4-Shmangni thellësinë ujore të paeksploruar paraprakisht

5-Sigurohuni për vendodhjen e rojes bregdetare dhe mësoni instruksionet si të komunikoni me të në rast nevoje

6-notoni paralel me bregun

7-Mos ju afro një personi që po mbytet nëse nuk di ta ndihmosh

8-Nëse doni të notoni të sigurtë mbani lopata në këmbë

9-Mos notoni kurrë vetëm

10-Kurrë mos i beso një dysheku ajri, krahëzave apo kamardareje të pa çertifikuar si mjet shpëtimi

11-Mos merrni në varkë të mitur pa jelekë shpëtimi

12-Mos i ndani sytë nga të mirurit në ujë

13-Shmangni ujin nëse vëreni rrufe apo përkeqësim të motit dhe shtim të erës

14-Mos ju kundërvini me not një rryme ujore

15-Sigurohuni paraprakisht për thellësinë e ujit nëse keni zgjedhur të hidheni nga lartësitë

16-Shmangni kokën si kontaktin e parë me ujin

17-Shmangni panikun në ujë

18-Tregoni vigjilencë nga mjetet lundruese afër jush

19-Mos tregoni vetëbesim nëse keni patologji që ju rrezikojnë në ujë

20-Mbani pajisje të dallueshme zhytje amatore

21-Kontrolloni frymëmarrjen tuaj dhe shmangni ujin e kripur në rrugët e sipërme të frymëmarrjes

22-Bëhu hero për aq sa të takon dhe për sa është e mundur pa u martirizuar.