21 shenjat që tregojnë se ju jeni moralisht më i fuqishëm se mesatarja

Në situata të caktuara jetësore, individi, por edhe grupet, përballën më të ashtuquajturën “rënie e moralit”, që rëndom ka të bëjë me harxhimin e kapaciteteve për të vazhduar tutje me jetën dhe angazhimet e caktuara.

Lifestyle

14/09/2015 10:20

Por, disa njerëz janë më të fortë moralisht; morali i tyre nuk bie edhe aq lehtë. Përkundër situatave të vështira dhe dështimeve në jetë, ata prapë se prapë nuk dorëzohen, por rimarrin vetën për të vazhduar tutje, transmeton lajmi.net.

Fuqia mentale natyrisht merr kohë për t’u zhvilluar. Business Insider ka bërë një listë prej 21 shenjave që tregojnë se një person mund të jetë më i fuqishëm në aspektin mental në raport me mesataren e njerëzve tjerë, transmeton ljami.net.

Lexoni shenjat që mund të tregojnë se ju jeni më i fortë në aspektin mental se sa mesatarja e njerëzve të tjerë:

  1. Balancimi i emocioneve me logjikën.

Njerëzit e fortë mentalisht e kuptojnë se emocionet e tyre mund te ndikojnë në të menduarit e tyre. Andaj, në situatat kur ata duhet të marrin vendime, përpiqen që të balancojnë emocionet me logjikën.

  1. Zgjidhni të bëni veprime produktive.

Përderisa shumica ankohen për sjelljet e të tjerëve dhe përpiqen t’i shmangen situatave të vështira, njerëzit e fortë mentalisht refuzojnë të humbin kohën e tyre për gjëra jo produktive.

  1. Keni besim në aftësitë e juaj për adaptim dhe ndryshime.

Njerëzit e fortë mentalisht e dinë se sado që ndryshimet në jetë janë të parehatshme, ato mund të përballohen. Ata e fokusojnë energjinë e tyre për t’iu adaptuar ndryshimeve, në vend të rezistencës ndaj saj.

  1. Ju përballeni direkt me frikën që ju pengon juve të shkoni para. Pra, e pranoni atë si të tillë, dhe përpiqeni që të kaloni atë.
  1. Ju mësoni prej gabimeve të juaja.
  1. Ju e balanconi vet-pranimin me vet-zhvillimin.

Është karakteristikë e njerëzve të fortë moralisht që të pranojnë vetën e tyre ashtu siç janë, përderisa në të njëjtën kohë e pranojnë edhe nevojën që kanë për të ndryshuar dhe zhvilluar tutje. Për më shumë, ata janë realist për atë që janë dhe atë që duan të bëhen, dhe e balancojnë hapësirën mes kësaj.

  1. Ju sinqerisht i gëzoheni sukseseve të të tjerëve.
  1. Ndjeheni komod me vlerat dhe principet e juaja jetësore.
  1. Punoni për të zhvilluar edhe më tej aftësitë e juaja, dhe nuk preokupoheni më tendencën për t’i shfaqur ato.
  1. Jetoni një jetë autentike.

Njerëzit e fortë moralisht janë të sinqertë me vetën e tyre. Fjalët e tyre janë në përputhje me veprimet që ata bëjnë.

  1. Ju i shikoni vështirësitë e jetës si mundësi për t’u zhvilluar tutje.

“Çdo gjë që nuk më mbyt më bënë më të fortë”, është thënie e filozofit Frederich Nietzche, dhe thuajse premisë jetësore e gjermaneve.

  1. Vlera e juaj mbështetet në atë se kush jeni, jo në atë se çka arrini.

Njerëzit e fortë mentalisht ndjehen mirë me vetën e tyre, pa marr parasysh nëse humbin apo fitojnë.

  1. Jeni të gatshëm për projekte të mëdha.

Njerëzit e fortë mentalisht i konsiderojnë qëllimet e tyre jetësore si maratonë, jo vrapim sprint. Ata janë të gatshëm që të durojnë dhimbjet e përkohshme kur ato u mundësojnë atyre arritje afatgjata.

  1. I përballoni dështimet.

Për njerëzit e fortë mentalisht dështimet nuk janë fundi i botës. Në vend të kësaj ata përpiqen që dështimet t’i shndërrojnë në mundësi për suksese në të ardhmen.

  1. Jeni optimist realist.

Njerëzit e fortë nuk lejojnë që dëshirat dhe optimizmi i tyre t’i verboj ata përpara realitetit faktik.

  1. Pranoni përgjegjësinë personale për zgjedhjet që bëni.
  1. Jeni mirënjohës për jetën dhe gjërat tjera.
  1. Përqendroheni në atë që mund të kontrolloni.

Njerëzit e fortë mentalisht janë edhe më të suksesshëm në jetë, për shkak se ata energjinë e tyre e fokusojnë në gjëra produktive, në gjëra që mund t’i kontrollojnë, dhe jo në ato që janë jashtë kontrollit të tyre.

  1. Përfshihemi në situata që kërkojnë zgjidhje të problemeve.
  1. Jeni i hapur për të mësuar nga njerëzit që ju rrethojnë.
  1. Ju punoni në dobësitë e juaja, në vend të maskimit të tyre.

Përderisa shumë njerëz përpiqen që t’i fshehin dobësitë dhe paaftësitë e tyre, njerëzit e fortë mentalisht investojnë energjinë e tyre për të zhvilluar vetën dhe përmirësuar dobësitë që kanë. /lajmi.net