20 shenjat që tregojnë se partneri juaj po iu tradhton

Të kuptosh nëse partneri juaj po iu tradhton kurrë nuk është e lehtë - por shumica e njerëzve do ta dinin më mirë të vërtetën se sa të mbajnë në errësirë pabesitë e tyre.

Lifestyle

13/11/2018 21:55

Për të kapur një partner në akt apo për të konfirmuar dyshimet, njerëzit u drejtohen ekspertëve; hetusve privatë, të cilët ndihmojnë për të zbuluar marrëdhënie të fshehta dhe çështje të paligjshme, transmeton lajmi.net.

Independent arriti të intervistojë një hetues të lartë privat – një ish-agjent federal – rreth shenjave të dukshme që dikush po tradhton.

Ai bëri të ditur se tradhtarët gjithmojnë ndjekin rrugën e njëjtë.

Në ndërkohë, ai tregojë edhe për sjelljet të cilat janë tregues se dikush është duke iu tradhtuar:

  • Ndryshimi i zakoneve
  • Largohet nga shtëpia herët dhe kthehet vonë
  • Udhëtime biznesi
  • Mungesë në ngjarje familjare apo festa
  • “Punon” jashtë orarit
  • Shpenzime të pashpjegueshme
  • Llogaritë sekrete (Instagram, email)
  • Fatura të fshehura të kartës së kreditit
  • Parfum i dikujt tjetër
  • Blerja e dhuratave për të cilët nuk iu ka treguar
  • Sendet e pashpjegueshme – kondomët në makinë janë një prej tyre
  • Futja në palestër
  • Telefonatat e humbura nga një numër i panjohur
  • Mesazhe me tekst të koduar ose të fshehtë
  • Rënia e jetës seksuale
  • Kalon në pozicion mbrojtës sa herë që pyetet për diçka
  • Gënjeshtra të dukshme
  • Temperament
  • I urren vizitat surprizë./Lajmi.net/