#10vjetdashuri nga Kosova, mesazh i veçantë për “Shën Valentinin” (Foto)

Sot në mbarë botën festohet dita e të dashurave apo siç njihet ndryshe edhe si “Shën Valentini”.

Lajme

14/02/2018 12:18

E kjo festë në Kosovë kësaj radhe po festohet më ndryshe se herëve të tjera, pasi që vendi jonë ka hyrë tashmë në dekadën e parë si shtet.

Kosova më 17 shkurt do të mbush 10 vjet që nga shpallja e Pavarësisë, dhe për të shënuar sa më mirë këtë vit jubilar, tashmë kanë nisur aktivitete të shumta.

Mirëpo, Këshilli Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë,  ka menduar që ditën e të dashuruarve dhe festën e pavarësisë ti ndërlidh së bashku në disa ikona e instalacione që janë vendosur në sheshet e Prishtinës.

“Për shkak të festës së Shën Valentinit dhe vazhdimësisë së festës së dhjetëvjetorit të pavarësisë, sot ne i kemi integruar këto dy festa ose le të themi këto dy simbolika të dashurisë edhe me ikona e instalacione të ndryshme përgjatë shesheve, sepse kemi edhe shumë gazetarë të mediave botërore në Prishtinë dhe kemi dashur ta japim një mesazh më të veçantë”, ka thënë për Telegrafin, Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ.

“From Kosovo with love”, “#10vjetdashuri” janë disa nga instaclacionet që qytetarët do të kenë rastin ti hasin sot në sheshet e Prishtinës.

28000625_10156135889091670_814817807_n 28000795_1689649477744909_921623211_n 28053405_10156135888786670_1825667208_n 28109012_10156135888161670_324368875_n 28124603_10156135888541670_94658243_o