AAK fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një konferencë për medie njoftoi për rrjedhën e procesit zgjedhor. Ndërsa iu bënë thirrje qytetarëve që të votojnë.

Lajme

19/11/2017 12:47

Anëtarja e kësaj partie, Meliza Haradinaj-Stublla njoftoi se qendrat e votimeve janë hapur mirë, derisa ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, raporton Ekonomia Online.

Ndër të tjera, anëtarja e AAK-së tha se partia e tyre garon në 6 komuna.

“Qendrat e votumeve janë hapur mirë e mbarë.  Ftoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votimit . Qytetarët do të zgjedhin qeverisjen për katër vite”, u shpreh Krasniqi