Ryva Kajtazi – Mos harro – Teksti i këngës

Teksti është shkruar nga Toni ndërsa muzika dhe orkestrimi është punuar nga Virusi. Për klipin është përkujdesur Urban Graphics.

ShowBiz

25/01/2016 19:42

Krejt papritë
Nisi si një lojë
Të njoh shumë mirë
E di që s’je fajtor

Është një ndjenjë
një ndjenjë që trupin ta kaplon
s’të lë të qetë
sa do që ti t’luftosh

E urrej, veten e urrej që s’mund të t’kem
je magji që ndodh një herë në jetë

Nëse t’falem ty
unë nuk bëj mëkat
pse lejon të vuaj
për çdo natë

REF 2x
Ndoshta do t’kujtohet një fjalë
ndoshta do të prek ty një mall
mos harro, mos harro
je dashuria ime e parë

Ka shumë kohë
që pres në errësirë
më mungon çdo minut që m’falje ti
nëse kthehesh sërish pranë meje ndonjë ditë
do t’marrë fund pikëllimi im për ty

E urrej veten e urrej që kurrë s’ta thash
vetëm ty në jetë unë të kam dashtë

Nëse t’falem ty
unë nuk bëj mëkat
pse lejon të vuaj për çdo natë

REF 2x
Ndoshta do t’kujtohet një fjalë
ndoshta do të prekë ty një mall
mos harro mos harro
je dashuria ime e parë

mos harro mos harro
je dashuruia ime e parë./lajmi.net.