​Serbët e kundërshtojnë anëtarësimin në BE dhe NATO, e duan Rusinë

Sipas një sondazhi të bërë nga televizioni serb B92, 71.6 për qind të serbëve mendojnë se anëtarësimi i Serbisë në BE dhe NATO është opsion i gabuar. Vetëm 11.2 për qind të respondetëve pajtohen se është mirë për Serbinë t’i bashkohet NATO-s dhe të anëtarësohet në BE.

Lajme

08/04/2016 18:28

Ndërsa, më shumë se 55 për qind të serbëve mendojnë se Serbia do duhej të mbahej më e afërt me Rusinë. Sipas mediumit serb, ky numër që përkrah këtë politikë është në mënyrë konstante në rritje. Dihet se Rusia dhe Serbia historikisht kanë kultivuar miqësinë ndërshtetërore, marrë parasysh edhe të përbashkëtat kulturore.

Sipas sondazhit, 19 për qind të respondetëve nuk pajtohen me këtë qasje, derisa 21.5 për qind janë shprehur të pavendosur.

Sondazhi nxjerr në pah se euro-skepticizmi është në rritje në Serbi viteve të fundit. Megjithatë, sipas B92-ishit, ky trend është normal në të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Ndërkaq, 38.5 për qind të serbëve janë shprehur se më shqetësuesja për ta mbetet standardi i jetesës dhe papunësia e lartë. /Kp