​Rikthehet filmi më i pëlqyer horror (Video)

Filmi “IT” ishte ndër më të diskutuarit dhe më të frikshmit në vitet e 90 i cili mbeti për një kohë të gjatë në mendjen e shumë personave dhe ende konsiderohet ndër filmat më epik të zhanrit horror- fantazi-dramë.

ShowBiz

11/05/2017 08:25

IT ishte e bazuar në novelën e Stephan King me po të njëjtin emër, me aktorët e njohur Tim Curry, Jonathan Brandis, Annette O’Toole e shumë të tjerë.

Versioni i përpunuar i tij i realizuar këtë vit është ndër filmat më të pritur aktualisht, videoja paralajmëruese e së cilës ka marrë më shumë se 28 milion klikime në kanalin Youtube.

Distributori i këtij filmi është Warner Bross ndwrkohë që në rolet kryesore janë Bill Skarsgard, Jaeden Lieberher, Jacky Dylan Grazer, Sophia Lillis etj.

Historia e këtij filmi trajton rastin e zhdukjes së fëmijëve në një lagje pas të cilit qëndron një klloun famëkeq, i cili është i njohur për dhunë dhe vrasje për një kohë shumë të gjatë.

YouTube player