Kelmendi e konfirmon dorëheqjen nga PDK-ja, Grabovci e mohon

Shefi i Grupit Parlametar të PDK-së, Adem Grabovci mohoi raportimet se deputeti i kësaj partie, Ramiz Kelmendi ka dhënë dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës.

Lajme

29/04/2016 21:53

Ai i tha KosovaPress-it se së bashku me deputetin Kelmendi pak minuta më parë dolën nga një takim, ku pretendenti për të parin e PDK-së, Kadri Veseli paraqiti kandidaturën edhe para degës së partisë në Pejë, Istog dhe Klinë.

“Nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj. Zoti Kelmendi është pjesë e pandashme e Partisë Demokratike të Kosovës, ashtu siç është pjesë edhe e sukseseve të sotme të PDK-së”, tha Grabovci.

Ai shtoi se përgatitja, fuqia intelektuale, si dhe përvoja e tij si ekspert i fushës së ekonomisë do të vazhdojnë të shërbejnë në kuadër PDK-së.

Ndërsa vet Kelmendi e ka konfirmuar dorëheqjen e tij.

“Dorëheqja ime vie pasi që vizioni im për zhvillim ekonomik të Kosovës mu pamundësua”, ka thënë ai.