​Përmbyset anija me refugjatë, shtatë të vdekur

Së paku shtatë njerëz janë fundosur në ujë, ndërsa 500 janë shpëtuar, kur anija me plot refugjatë është përmbysur në bregdetin libian, është thënë sot nga marina italiane.

Bota

25/05/2016 14:49

Tani për tani janë gjetur trupat e shtatë njerëzve ndërsa operacioni i shpëtimit është ende duke vazhduar. Besohet se mund të ketë edhe më shumë viktima.

Agjencitë transmetojnë se anija patrulluese ka pranuar thirrje për ndihmë nga anija me refugjatë.