Obiliqi gati për vitin e ri shkollor
Komuna e Obiliqit e gatshme për fillimin e vitit shkollor 2020/21
Lajme
Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, sot, është realizuar procesi i dezinfektimit të Institucionit Parashkollor “Rrita Jonë”. Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë paijsur shkollat e komunës së Obiliqit me paisje adekuate (dezinfektues për duar,maska, termometra), duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, meqë rast të gjitha objektet shkollore janë të gatshme për fillimin e procesit mësimor me 1 Shtator 2020, transmeton lajmi.net.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka theksuar se furnizimi me paisje antiCovid-19 dhe procesi i dezinfektimit do të zhvillohet në vazhdimësi sepse siç është shprehur ai: “ne jemi të përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve tanë“. /Lajmi.net/