Zyrtarja amerikane, Prattipati largohet nga objekti i Presidencës

Në objektin e Presidencës së Kosovës sot është parë duke hyrë e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Sipas informacioneve të para, zyrtarja amerikane u takua me presidenten Vjosa Osmani, por deri më tani nuk janë dhënë të dhëna shtesë e informacione zyrtare. Prattipati hyri në…

Lajme

02/07/2025 13:30

Në objektin e Presidencës së Kosovës sot është parë duke hyrë e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas informacioneve të para, zyrtarja amerikane u takua me presidenten Vjosa Osmani, por deri më tani nuk janë dhënë të dhëna shtesë e informacione zyrtare.

Prattipati hyri në objektin e Presidencës në kohën kur aty po mbahej takimi i presidentes Osmani me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Pas këtyre zhvillimeve, Prattipati është parë duke u larguar nga Presidenca./Lajmi.net/