Zyrtarizohet rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) i ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja në Kosovë. Në mbledhjen e mbajtur mbrëmjen e së hënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi me 11 vota certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Sipas rezultateve të certifikuara: Lëvizja Vetëvendosje…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) i ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja në Kosovë.
Në mbledhjen e mbajtur mbrëmjen e së hënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi me 11 vota certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.
Sipas rezultateve të certifikuara:
Lëvizja Vetëvendosje renditet e para, me 51.10% të votave, duke siguruar 57 deputetë në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) zë vendin e dytë, me 20.19% të votave dhe 22 deputetë.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) merr 13.24% të votave, përkatësisht 15 deputetë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) fiton 5.50% të votave, duke siguruar 6 deputetë.
Sa i përket ulëseve të rezervuara për minoritetin serb: Lista Serbe fiton 9 deputetë, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenas Rashiq merr 1 ulëse.
Minoritetet jo serbe kanë fituar gjithsej 10 mandate në Kuvend. /Lajmi.net/