Zyrtari i sigurimit të Speciales i reagon ashpër doktorit që përqafoi Thaçin

Zhvillime të njëpasnjëshme pati sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku i pranishëm ish t eish-presidenti Hashim Thaçi. Ai pas disa orë ve qëndrimi pranë babait të tij është parë duke dalë jashtë, për të vazhduar më pas kthimin e tij në Hagë- e gjithë kjo nën përcjelljen e forcave të shtuara policore. E…

Lajme

13/03/2025 15:00

Zhvillime të njëpasnjëshme pati sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku i pranishëm ish t eish-presidenti Hashim Thaçi.

Ai pas disa orë ve qëndrimi pranë babait të tij është parë duke dalë jashtë, për të vazhduar më pas kthimin e tij në Hagë- e gjithë kjo nën përcjelljen e forcave të shtuara policore.

E një detaj që u vërejt gjatë përshëndetjes së Thaçit me doktorët jashtë ishte reagimi i njërit prej zyrtarëve policorë (të huaj) drejtuar doktorit.

Ai është parë t’i afrohet dhe t’i thotë të largohet, pasi i njëjti u pa teksa e përqafoi Thaçin.

Zyrtari i sigurisë shihet derisa ia bën me gisht doktorit që siç duket përkujdeset për shëndetin e babait të Thacit në QKUK./Lajmi.net/