Zyrtari i PSD-së tallet me komandant Remin, ia publikon një fotomontazh me Kurtin

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pas deklaratës së ish-komandatit të UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi i cili tha se kryeministri Albin Kurti ishte bashkëluftëtarë i tij.

Lajme

26/05/2021 21:13

Nushi përmes një publikimi në Facebook është tallur me deklaratën e komandant Remit duke ia publikuar një fotomontazh me Albin Kurtin në uniformë të UÇK-së.

“Fotografi historike nga grupi #mekryeministrin”, shkroi Nushi, transmeton lajmi.net.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se Albin Kurtin e ka pasur bashkëluftëtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë gjë Remi e ka thënë kur është pyetur për deklaratën e Albin Kurtit të bërë pas darkës me Josep Borellin në Bruksel “për eliminimin e kriminelëve të luftës nga skena politike”.

Por është vetë Albin Kurti që dikur në një dokumentuar të realizuar gjatë kohës së luftës në Kosovë ku flasin aktivitë e artistë të shumtë në Prishtinë, ai pati deklaruar se personalisht nuk do të kapte kurrë armën, pasi dëshiron që ndryshe t’i zgjidhë problemet.

“Nuk mund të kesh një luftë klasike dhe frontale, në mes të dy ushtrive. Nuk ka kësi lloj lufte. E keni parë Bosnjën, dhe e keni parë se është një nga luftërat më të tmerrshme. Shumë njerëz të pafajshëm duke vdekur. Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë. E kam thënë se mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”, tha Kurti në këtë dokumentar./Lajmi.net/