Zyrtari i OSHP-së dyshohet se kryente marrëdhënie me vajza nën 16 vjeç

Anëtari i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Bajram Zogiani, është arrestuar nga Policia dhe po hetohet nga Prokuroria nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në rrjetin e shërbimeve seksuale dhe se ka kryer marrëdhënie me të mitur.

Lajme

27/12/2014 09:28

Zogiani bën pjesë në një grup të arrestuarish prej 9 personave, të cilët po akuzohen nga Prokuroria Themelore, në Prishtinë, për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale.

Zogiani ishte arrestuar nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me qenie njerëzore në vendin e tij të punës, të mërkurën më datë 24 dhjetor, në të njëjtën ditë, kur drejtuesit e OSHP-së kishin ftuar mediat në një konferencë për të folur për të arriturat dhe sfidat që i ka përcjellë ata gjatë vitit 2014.

Ai të mërkurën, rreth orës 10:30, ishte arrestuar në syrin e tij të punës dhe me urdhër të prokurorit, atij bashkë me 8 persona të tjerë, u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Sipas të dhënave të policisë, Zogiani kishte angazhuar një person ndërmjetësues, i cili binte në kontakt me persona trafikantë, të cilët pastaj në shkëmbim të hollash, i kanë dërguar atij viktima të mitura nënë moshën 16 vjeçare, me të cilat Zogiani dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale. /Zëri/