Zyrtari i lartë i qeverisë Kurti emërohet ministër i arsimit në qeverinë e rreme në Shqipëri

Një zyrtar i Ministrisë së Arsimit në qeverinë e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ka marrë post të lartë të hënën në qeverinë teknike që u shpall nga Pëllumb Pilinçi, politikan i vetëshpallur dhe “fenomen” i rrjeteve sociale. Agim Krasniqi në Vlorë të hënën ka prezantuar planet e tij si ministër në qeverinë teknike, ndërkaq…

Lajme

12/08/2025 16:09

Një zyrtar i Ministrisë së Arsimit në qeverinë e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ka marrë post të lartë të hënën në qeverinë teknike që u shpall nga Pëllumb Pilinçi, politikan i vetëshpallur dhe “fenomen” i rrjeteve sociale. Agim Krasniqi në Vlorë të hënën ka prezantuar planet e tij si ministër në qeverinë teknike, ndërkaq shefi i tij, fyen keq flamurin e Kosovës.

I vetëshpalluri politikan dhe fenomen i rrjeteve sociale, Pëllumb Pilinçi, të hënën e ka sfiduar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke shpallur një qeveri teknike.

Pilinçi është figurë e njëjtë si Nikolla Xhufka, kleriku i vetëshpallur që para disa javësh mashtroi tre kryetar komunash në Kosovë që e pritën në takime.

E i vetëshpalluri kryeministër, Pilinçi, që shëtitet me vetura fort luksoze, me xhama të zinj e i rrethuar me pjesëtarë të sigurisë, “Qeverinë e tij” siç pëlqen ta quan ai, e shpalli në Vlorë, edhe atë me këngë popullore të asaj ane.

Mirëpo rasti skandaloz është emërimi si ministër të arsimit i Agim Krasniqit zyrtar i lart i ministrisë së Arsimit në qeverinë e kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Pilinçi ka shpallur qeverinë teknike, por nuk ka parti të regjistruar në Shqipëri dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë palë zgjedhje atje.

Shpallja e kësaj qeverie është bërë pa bazë ligjore, por Krasniqi është pjesë e 13 ministrave që të hënën u prezantuan në Vlorë. Kjo qeveri, natyrisht se nuk ka asnjë fuqi ekzekutive në realitet.

Pilinçi ka shkuar më tej, qeveria e tij teknike, është mbarëkombëtare, ndërkaq Krasniqi tha se qeveria e Pilinçit do ta ndalë korrupsionin e do ta fuqizojë ekonominë në Shqipëri.

E për veten ka thënë se ka nisur punën menjëherë si ministër.

Paparaci të martën ka kërkuar sqarime nga Ministria e Arsimit për zyrtarin e saj Krasniqi nëse ishte në dijeni për emërimin e tij si ministër në qeverinë të rreme të Pilinçit.

E vetë Pilinçi, siç e do lideri, mbajti fjalimin në fund dhe shkretoi. Tha se tokat shqiptare janë deri në Beograd. Madje fyeu edhe flamurin e Kosovës.

Para tre javësh, Pilinçi kishte vizituar Thethin dhe Kosovën. Me një kolonë xhipash e “Kadillackun” amerikan.

Në Prishtinë e priti, Krasniqi që mbajti një fjalim. Teksa i thurte lavde Pilinçit, ai u zotua se si ministër i arsimit do të korrigjonte padrejtësitë që i janë bërë kombit shqiptar.