Zyrtari i lartë i OKB-së për vizitë dyditore në Kosovë
Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, Jean Pierre Lacroix, do të vizitojë Kosovën sot dhe nesër. Kjo është bërë e ditur nga ueb-faqja e misionit të UNMIK-t në Kosovë. Lacroix pritet që të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, partnerë të shoqërisë civile dhe kolegë të tij nga UNMIK-u. Ai gjithashtu…
Lajme
Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, Jean Pierre Lacroix, do të vizitojë Kosovën sot dhe nesër.
Kjo është bërë e ditur nga ueb-faqja e misionit të UNMIK-t në Kosovë.
Lacroix pritet që të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, partnerë të shoqërisë civile dhe kolegë të tij nga UNMIK-u.
Ai gjithashtu do të vizitojë vendet e projekteve të mbështetura nga OKB-ja.
“Diskutimet do të përqendrohen në ruajtjen e paqes së Kombeve të Bashkuara, angazhimin shumëpalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pas Kosovës, ai do të udhëtojë për në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë si pjesë e vizitës së tij rajonale”, thuhet në njoftimin e faqes së UNMIK në Facebook./Lajmi.net/