Zyrtari i lartë amerikan pas vendimit për strehim të emigrantëve: Faleminderit Kosovë
Brendan Hanrahan, zyrtari i Lartë i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka shprehur mirënjohjen ndaj Kosovës për pranimin e emigrantëve. Ai ka shpërndarë një postim në X, duke e falënderuar Kosovën për këtë veprim. Siç lajmëroi Ambasada e ShBA-ve, Kosova bëhet shteti i parë në Evropë që do strehoj…

Lajme
Brendan Hanrahan, zyrtari i Lartë i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka shprehur mirënjohjen ndaj Kosovës për pranimin e emigrantëve.
Ai ka shpërndarë një postim në X, duke e falënderuar Kosovën për këtë veprim.
Siç lajmëroi Ambasada e ShBA-ve, Kosova bëhet shteti i parë në Evropë që do strehoj personat e dëbuar.
50 persona të dëbuar nga ShBA-ja pritet të strehohen në Kosovë. Kështu mori vendim gjatë kësaj jave Qeveria në detyrë e Kosovës.
Thank you Kosovo! https://t.co/04R47gW2LD
— Senior Bureau Official Brendan Hanrahan (@StateEUR) June 14, 2025