Zyrtari amerikan sot në Kosovë, do të pritet në takim nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do ta pres në takim zëvendës-sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma. Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e presidentes thuhet se takimi pritet të nis në ora 09:45. “Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Sekretarin e…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do ta pres në takim zëvendës-sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma.
Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e presidentes thuhet se takimi pritet të nis në ora 09:45.
“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma”, thuhet në komunikatë.
Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet i SHBA-së, Richard R. Verma do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7 deri më 11 janar, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sipas një njoftimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), Verma do të trajtojë çështje të rëndësishme në secilin prej vendeve që do të vizitojë.
Në Kosovë thuhet se ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.