Zyrtarët shtetërorë kërcënohen me jetë nga organizata terroriste “Severna Brigada” – Policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të hapur si “kryerje e veprës terroriste”. Policia ka njoftuar se nga organizata terroriste e ashtuquajtur “Severna Brigada” përmes rrjetit social janë kanosur me jetë zyrtarë institucional. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore. “Zubin Potok 28.07.2026 – NN. Raportohet se nga organizata terroriste e…
Lajme
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të hapur si “kryerje e veprës terroriste”.
Policia ka njoftuar se nga organizata terroriste e ashtuquajtur “Severna Brigada” përmes rrjetit social janë kanosur me jetë zyrtarë institucional.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.
“Zubin Potok 28.07.2026 – NN. Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur “Severna Brigada” përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore.”
Dy muaj më parë një kërcënim nga po e njëjtë organizatë ishte bërë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Alini Kurti.
Kurti ishte kërcënuar me eliminim fizik, transmeton lajmi.net.
Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhej: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.
“Severna Brigada” është përmendur edhe më herët në raste të incidenteve dhe kërcënimeve me prapavijë ekstremiste në veri të Kosovës, ndërsa mesazhi i fundit konsiderohet si përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të Kosovës.
“Severna Brigada” në qershor të vitit 2023 është shpallur si organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës përmes një vendimi zyrtar.
Bashkë me “Severna Brigada”, organizatë terroriste ishte shpallur edhe “Civilna Zaštita” (Mbrojtja Civile).
Kryeministri Albin Kurti atëherë kishte deklaruar se këto grupe paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”./Lajmi.net/
