Zyrtarët policorë kapin të dyshuarin me urdhërarrest nga Gjermania

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti FAST, kanë arrestuar sot një shtetas kosovar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane. Arrestimi ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe i dyshuari kërkohej për përfshirje në disa vepra penale të sanksionuara sipas ligjeve gjermane. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari…

Lajme

31/12/2025 18:28

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti FAST, kanë arrestuar sot një shtetas kosovar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane.

Arrestimi ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe i dyshuari kërkohej për përfshirje në disa vepra penale të sanksionuara sipas ligjeve gjermane.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë angazhimin për zbatimin e ligjit dhe bashkëpunimin me autoritetet ndërkombëtare për luftimin e kriminalitetit. /Lajmi.net/