Zyrtarët italianë që punojnë në Kosovë mblidhen për një analizë të thelluar të situatës, ambasada jep detaje

Ambasada e Italisë në Kosovë, ka bërë të ditur se dje ka pritur në takim zyrtarët italianë që veprojnë në vend, e që janë pjesë e organizatave ndërkombëtare. Ambasada ka njoftuar edhe se ky takim është realizuar për të bërë një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi situatën në Kosovë, dhe, për të analizuar atë nga…

Lajme

03/09/2025 12:42

Ambasada e Italisë në Kosovë, ka bërë të ditur se dje ka pritur në takim zyrtarët italianë që veprojnë në vend, e që janë pjesë e organizatave ndërkombëtare. Ambasada ka njoftuar edhe se ky takim është realizuar për të bërë një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi situatën në Kosovë, dhe, për të analizuar atë nga këndvështrime të ndryshme.

Nga ambasada është thënë edhe se, takime të tilla do të realizohen sërish, dhe se, ky i djeshmi përbën një mundësi të çmuar për krahasim dhe reflektim, që bëri të mundur konfirmimin e rëndësisë strategjike të rolit të zyrtarëve italianë në organizatat ndërkombëtare.

”Një falënderim i përzemërt për komandantin Barduani për kontributin e tij autoritativ dhe analizën e ofruar mbi misionin e KFOR-it”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ambasadës.

Postimi:

Ambasada e Italisë priti dje zyrtarët italianë që veprojnë në Kosovë në kuadër të organizatave ndërkombëtare, për një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi situatën në vend, e analizuar nga këndvështrime të ndryshme.

Ky takim – i cili do të përsëritet edhe në të ardhmen – përbën një mundësi të çmuar për krahasim dhe reflektim, që bëri të mundur konfirmimin e rëndësisë strategjike të rolit të zyrtarëve italianë në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në një periudhë me sfida në rritje për multikulturalizmin në nivel global.

Një falënderim i përzemërt për komandantin Barduani për kontributin e tij autoritativ dhe analizën e ofruar mbi misionin e KFOR-it.