Zyrtarët e VV-së nuk përtojnë të merren me statuset e Haradinajt, anipse ai u deklarua për Amerikën dhe Kurtin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar mbrëmë në drejtim të Qeverisë së Kosovës pasi ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier deklaroi se hapja e urës në këtë moment rrezikon ushtarët amerikanë. Haradinaj tha se kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. “Është vetëm kundër…

Lajme

14/08/2024 09:04

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar mbrëmë në drejtim të Qeverisë së Kosovës pasi ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier deklaroi se hapja e urës në këtë moment rrezikon ushtarët amerikanë.

Haradinaj tha se kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës.

“Është vetëm kundër Kosovës. Dhe si armik i Kosovës do të trajtohet”,tha ai.

Po ashtu ai tha se ose do të jetë në burg, ose të ikë e fshehet nga Kosova.

“Prandaj, ose do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet nga Kosova! Pavarësisht çfarë shtetësie ka dhe çfarë detyre ka, ai-ajo-ata do të ndëshkohen!

  1. S

Të gjithë ju që keni përgjegjësi shtetërore, nëse e gjeni veten këtu, pas lutjes (edhe publike) amerikane për Qeverinë e Kosovës, dijeni se s’do ta keni mbrojtje petkun që ju mbështjellë përkohësisht!”,shtoi ai.

E pas kësaj ka reaguar zyrtarja e VV-së, Dejona Mihali.

Mihali tha se Haradinaj paska shkruar një status si dikur në mbrëmjen e 17 tetotorit 2015, Isa Mustafa.

“Për ata që janë të rinj tash e nuk e dinë as 2015 e as 2000, ‘liqeni i Radoniqit” ishin akuzat e pabaza, absurde të Serbisë që u ishin mveshur atyre që luftuan, përfshirë Haradinajn, për vrasje të civilëve të hedhur në liqen”, tha Mihali.

Madje ajo pyeti se ku gjendet sot Haradinaj, nga cili krah i urës?

“Sot Ramush Haradinaj paska shkruar një status në facebook si dikur në mbrëmjen e 17 tetorit 2015, Isa Mustafa.

Me liqenin e Radoniqit.

Atë botë kush e lexoi u skuq nga turpi. Statusi u fshi.

Çfarë pati ndodhur para 9 viteve?

Opozita e bashkuar nisi protestat kudo nëpër Kosovë kundër Zajednicës dhe Demarkacionit. Marrëveshje të nënshkruara nga Isa Mustafa, Kryeministër me 25 dhe 26 gusht 2015.

Haradinaj si një nga kryetarët e frontit opozitar ishte pozicionuar drejt e qartë kundër marrëveshjeve aq të dëmshme të Mustafa-Thaçit me Serbinë e Malin e Zi.

Midis tyre ne kundërshtonin pa kompromis çkado që aludohej për Urën e Ibrit në ato marrëveshje, pra lëvizjen e kufirit administrativ, pra territorin e supozuar të Zajednicës.

Mbrëmjen e 16 tetorit 2015 në Interaktiv, Ramush Haradinaj, tha pak a shumë në mënyrë metaforike e plot të drejtë se nëse pushteti insiston të arrestojë deputetët që hodhën gaz, populli do ta arrestojë Isa Mustafën.

Ish Kryeministri Isa Mustafa, iu përgjigj në FB se Ramushi e paska dhënë një deklaratë të fortë në Interaktiv: ‘Nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestoj Isa Mustafën’ … ndoshta në Liqenin e Radoniqit. Populli thotë se atje ka të burgosur të ‘popullit’.

Për ata që janë të rinj tash e nuk e dinë as 2015 e as 2000, ‘liqeni i Radoniqit” ishin akuzat e pabaza, absurde të Serbisë që u ishin mveshur atyre që luftuan, përfshirë Haradinajn, për vrasje të civilëve të hedhur në liqen.

Atëherë nuk pat kush që nuk u pozicionua me Haradinajn e kundër Mustafës. Së pari, se i pari ishte pozicionuar për së mbari, bashkë me popull, e së dyti, sepse Kryeministri i asaj kohe edhe ishte pozicionuar shtrembër edhe kishte shkruar diçka të tmerrshme për Kosovën, jo veç për UÇK, a komandantin e Dukagjinit.

Ku gjendet sot Haradinaj?

Nga cili krah i urës?”.

E pa reaguar ndaj Hardinajt nuk mbeti as Sali Zyba.

Zyba i VV-së tha se nëse statusi i Haradinajt nuk e marrim si kërcënim të hapur për kryeministrin Kurti atëherë pajtohemi që askush nuk e merr seriozisht.

“Nëse statusin e Ramush Haradinajt nuk e marrim si kërcënim të hapur për Kryeministrin Kurti edhe qeverinë e Republikës së Kosovës atëherë po pajtohemi që askush më nuk e merr seriozisht.”.

Ndryshe duket sikur Vetëvendosje së fundi ka telashe të mëdha me Haradinajt pasi anëtarët e VV-së vazhdimisht kanë statuse në drejtim të tij anipse deklaratat e Haradinajt gjithë kohës janë për Kurtin dhe vendimet e tij.

Shkrime të njëpasnjëshme në drejtim të tij pati edhe deputeti Mefail Bajqinovci, e Dimal Basha./Lajmi.net/