Zyrtarët e Realit në Paris, po negociohet transferimi i Neymar

Zyrtarë të lartë të Real Madridit kanë udhëtuar sot (e enjte) drejt Parisit, ku po zhvillohen bisedime serioze për transferimin e Neymar.

Sport

22/08/2019 17:59

Sipas gazetave spanjolle, të afërta me Real Madridin, te ‘mbretërit’ është rritur optimizmi për transferimin e Neymar, megjithëse nuk janë zbuluar detaje në lidhje me shumën e negociuar nga të dy klubet.

Real Madrid janë të bindur se janë favorit për nënshkrimin e Neymar, shkaku i raporteve të këqija mes Barcelonës dhe PSG-së.

Në anën tjetër, Neymar dëshiron të largohet nga PSG me çdo kusht, dhe me siguri nuk do të refuzonte edhe një transferim në ‘Santiago Bernabeu’.

Sipas ‘AS’, Real Madrid janë të gatshëm t’i ofrojnë Neymarit deri në 37 milionë euro në sezon, për ta joshur për transferim në kryeqytetin e Spanjës./Lajmi.net/