Zyrtare: Zyba te Ballkani

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar përforcimin e radhës.

Sport

06/06/2022 17:42

Pas largimit të Blendi Baftiu, Ballkani ka arritur marrëveshje me një lojtar tjetër, përcjell lajmi.net.

Qëndrim Zyba i Prishtinës ka arritur marrëveshje me skuadrën suharekase.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë trivjeçare, dhe duket se i ka munguar shtëpia.

“E ku ka më mirë se në vendlindje”, shkruhet në postimin e klubit në faqe zyrtare.

Ballkani synon të ruajë titullin e kampionit dhe po ndryshon diçka nga fondi i lojtarëve për ta bërë këtë. /Lajmi.net/