Zyrtare: Ylli e prezanton transferin e radhës
Golden Eagle Ylli e ka zyrtarizuar përforcimin e radhës. Skuadra nga Suhareka ka bërë të ditur të premten se ka arritur marrëveshje me basketbollistin Jalen Nesbitt. Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e Yllit në rrjetin social “Facecook”, shkruan Lajmi.net. Edicionin e fundit, ai ishte pjesë e ekipit Amics Castello në kategorinë e dytë të Spanjës…

Sport
Golden Eagle Ylli e ka zyrtarizuar përforcimin e radhës.
Skuadra nga Suhareka ka bërë të ditur të premten se ka arritur marrëveshje me basketbollistin Jalen Nesbitt.
Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e Yllit në rrjetin social “Facecook”, shkruan Lajmi.net.
Edicionin e fundit, ai ishte pjesë e ekipit Amics Castello në kategorinë e dytë të Spanjës dhe pati një mesatare prej 8 pikëve, 5 kërcimeve e 2 asistimeve për ndeshje.
Nesbitt në Spanjë ka luajtur edhe tek ekipi Almansa, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe në Danimarkë e Sllovaki.
Ai është amerikani i parë dhe i huaji i dytë pas Henrik Shirkos që është zyrtarizuar për edicionin e ri.