Zyrtare: Xherdan Shaqiri mbetet pa trajner, shkarkohet Lichtsteiner
Skuadra e Baselit ka marrë vendim për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Stephan Lichtsteiner, pas vetëm shtatë xhirove të zhvilluara në kampionat. Klubi zviceran bëri të ditur se vendimi vjen pas rezultateve të fundit, veçanërisht pas dy humbjeve radhazi në shtëpi. Presidenti i klubit, David Degen, tha se pavarësisht zhgënjimit të sezonit të kaluar, Lichtsteiner…
Sport
Skuadra e Baselit ka marrë vendim për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Stephan Lichtsteiner, pas vetëm shtatë xhirove të zhvilluara në kampionat.
Klubi zviceran bëri të ditur se vendimi vjen pas rezultateve të fundit, veçanërisht pas dy humbjeve radhazi në shtëpi.
Presidenti i klubit, David Degen, tha se pavarësisht zhgënjimit të sezonit të kaluar, Lichtsteiner kishte pasur besimin e plotë të drejtuesve, por pritshmëria ishte që skuadra të tregonte një zhvillim të qartë sportiv.
“Fatkeqësisht, këtë përmirësim nuk e pamë gjatë javëve të fundit dhe na mungonte besimi se situata do të ndryshonte brenda një kohe të arsyeshme”, deklaroi Degen.
Bashkë me Lichtsteinerin, nga klubi largohet edhe ndihmëstrajneri Mario Cantaluppi.
Deri në emërimin e trajnerit të ri, përgjegjësinë për ekipin e parë do ta marrë përkohësisht ndihmëstrajneri Luigi Nocentini.