ZYRTARE: Willian tek Arsenal

Willian është transferuar tek Arsenal.

Sport

14/08/2020 11:04

Ylli brazilian, Willian, është transferuar te skuadra e Arsenal, duke lënë kështu zyrtarisht Chelsean, përcjell lajmi.net.

Lojtari është transferuar falas. Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Arsenal.

“Klub i ri. Ngjyra të reja. Fillim i ri”, thuhet në postimin e Arsenal.

Mesfushori me tipare ofensive ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me ‘Gunners’. /Lajmi.net/