ZYRTARE: Vendimi i UEFA-s ‘detyron’ largimin e trajnerit të Danimarkës

Trajneri Åge Hareide nuk do ta çojë Danimarkën në Kampionatin Evropian.

Sport

18/03/2020 16:57

Dje, për shkak të emergjencës së koronavirusit, UEFA vendosi të shtyjë garën për një vit, por trajneri danez do të largohet nga udhëheqja e ekipit të tij kombëtar këtë verë.

Federata kishte vendosur tashmë që nga 1 gusht trajneri do të ishte Kasper Hjulmand dhe vendimi u konfirmua gjithashtu në orët e fundit.

“Është turp të humbasësh finalet evropiane dhe një problem i madh për Danimarkën, por kjo është një situatë shumë e veçantë. Ka njerëz që janë të sëmurë, njerëz që vdesin dhe njerëz që humbasin punën e tyre. Ishte kënaqësi të punoja me këta lojtarë ”, tha Hareide pas largimit.

Kujtojmë se trajneri kishte kontratë deri në përfundimin e Evropianit, i cili planifikohej të luhej këtë verë, andaj Federata daneze kishte marrë masa më herët për të kërkuar zëvendësimin e tij. Kësisoj, Hareide nuk do ta drejtojë kombëtarën skandinave në EURO 2021. /Lajmi.net/