ZYRTARE: Van Ginkel në Milan
Milani i ka siguruar shërbimet e mesfushorit Marco Van Ginkel. Pasi t’i kalojë vizitat mjekësore, futbollisti do të nënshkruajë me Rossoneri. Ai do të qëndrojë për një vit në San Siro.

Sport
Një tjetër holandez në Milan. Milani e ka transferuar futbollistin e ri të Chelseat, Marco Van Ginkel.
Futbollisti ka arritur sonte në aeroportin e Linates pas orës 22:30 së bashku me menaxherin e tij, ndërsa ka përfunduar në zyrat e Rossoneri.
I lindur në vitin 1992, Van Ginkel është rritur tek të rinjtë e Vitesses. Ai ishte transferuar në vitin 2013 tek Blues, por nuk iu dha rasti që t’i shfaq kualitetet e tij.
Ai e kishte pësuar një lëndi të rëndë pas vetëm katër paraqitjesh me ekipin e Jose Mourinhos. Futbollisti është huazuar në Milan, por mund të qëndrojë në San Siro më shumë se për një sezon.