ZYRTARE: UEFA pezullon të gjitha procedurat kundër Milanit

UEFA ka pezulluar zyrtarisht procedurat ndaj Milan për sa i përket Fair Play Financiar derisa të zgjidhet apeli i vitit të kaluar në CAS.

Sport

05/06/2019 18:58

Kjo do të thotë se për momentin, kuqezinjtë nuk do të përjashtohen nga Europa League, megjithëse kjo mund të ndryshojë në varësi të verdiktit.

“Procedurat e pezullimit do të ndërpriten deri pas lëshimit të rezultatit final të çështjes në CAS,” shkruhet në një deklaratë të UEFA-s, përcjell telesport.

Milan është kualifikuar në Europa League, por gjithsesi mund të përjashtohet, atëherë vendin e tij do ta zinte Torino.