Zyrtare: Totti tregon nëse të dielën do të luajë ndeshjen e fundit me Romën (FOTO)

Francesco Totti ka konfirmuar që të dielën do të veshë për herë të fundit fanellën e Romës.

Sport

25/05/2017 14:15

Kapiteni verdhekuq e bëri këtë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Roma vs Genoa, e diele, 28 maj 2017, është hera e fundit që unë do ta vesh fanellën e Romës. Është e pamundur ta shpreh me fjalë të gjithë atë që këto ngjyra e kanë përfaqësuar, e përfaqësojnë dhe do ta përfaqësojnë për mua. Por, ndjej se pasioni për futboll nuk më ka ikur: është një pasion, pasioni im. Është aq i thellë saqë nuk mund të mendoj rreth ndalimit të kësaj ndjenje. Kurrë. Nga e hëna, jam i gatshëm të shkoj. Jam i gatshëm për sfidë të re”, ka shkruar Totti, përcjellë “Lajmi.net”.

Ky postim i ka tronditur tifozët e Romës, që tashmë po bëhen gati për t’i thënë lamtumirë në mënyrë të mrekullueshme futbollistit më të mirë në histori të klubit.