ZYRTARE: Theo Hernandez lojtar i Milanit

Theo Hernandez zyrtarisht është një lojtar i Milanit, pasi kontrata e tij është depozituar në Serie A, duke realizuar një transferim të përhershëm nga Real Madrid drejt futbollit italian.

Sport

06/07/2019 13:31

Nuk ka detaje financiare, por faqja e ‘Lega Serie A’ ka konfirmuar se është realizuar një marrëveshje e përhershme, dhe jo huazim.

Hernandez do të kryejë testet mjekësore të hënën apo të matën në mëngjes, por kontrata e tij pesë vjeçare është regjistruar të premten në mbrëmje, dhe u publikua vetëm të shtunën në mëngjes.

21 vjeçari i larguar nga Real Madrid, pritet t’i kushtojë Milanit rreth 20 milionë euro./Lajmi.net/