ZYRTARE: Teixeira te ky klub për 50 milionë euro

Shakhtar Donetsk ka shitur mesfushorin ofanziv Alex Teixeira.

Sport

04/02/2016 13:36

Alex Teixeira është larguar nga Shakhtar Donetsk.

Klubi ukrainas e ka shitur mesfushorin brazilian në Jiangsu Suning për rekord të futbollit kinez prej 50 milionë euro, përcjell “Lajmi.net”.

Teixeira kërkohej nga Liverpool gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por, në fund iu bashkua emrave të njohur si Fredy Guarin, Gervinho e Jackson Martinez që iu bashkuan futbollit kinez, gjatë janarit.